Skip to main content
Fjala
  • Lajme
    • Opinion
    • Bota
  • Contact us

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

April 5, 2025 at 1:59 pm, No comments
1000006239.jpg

Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit nga SHBA për shkak të shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të presidentit aktual amerikan Donald Trump.

Për dekada, Gjermania ka mbajtur rreth 1200 ton ar, afërsisht 30% e rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York.

Vlera e atij ari sot është rreth 113 miliardë euro.

Bëhet e ditur se stoqet janë mbajtur historikisht jashtë vendit, në mënyrë që Gjermania të mund të hynte shpejt në dollarë në rast të një krize financiare, shkruajnë mediat e huaja.

Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian (CDU), i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.

“Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani.

Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”,tha ai.

Ndryshe, Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë.

Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods.





No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim
    6 Apr, 2025
  • Lideri pa karizëm si një hu gardhi
    6 Apr, 2025
  • Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
    5 Apr, 2025
  • BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
    2 Apr, 2025
  • Kina rrethon Tajvanin, bota mban frymën, a do të plasë lufta e “Tretë Botërore”?
    2 Apr, 2025
  • Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët
    11 Mar, 2025
  • Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit
    11 Mar, 2025

  




E
      P
         O
             K
                 A

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



Created with Mozello - the world's easiest to use website builder.

Create your website or online store with Mozello

Quickly, easily, without programming.

Report abuse Learn more