Skip to main content
Fjala
  • Lajme
    • Opinion
    • Bota
  • Contact us

BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?

April 2, 2025 at 3:08 pm, No comments
1000006034.jpg


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pyet – kush ka frikë nga formimi i një komisioni anketues në Kuvend me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me vëzhgim ndërkombëtar nga OSBE, SHBA dhe Bashkimi Evropian?

Tragjedia në Koçan e nxori në pah të vërtetën për kapjen e plotë të shtetit. Qeveria jo vetëm që nuk parandaloi një katastrofë që për një vit ishte e njohur për institucionet përkatëse, por e keqpërdori sistemin për të mbrojtur përgjegjësit.

Fillimisht, duke ushtruar presion politik mbi prokurorinë – përmes frikësimit të prokurorit me aktivistë partiakë, më pas me iniciativën për shkarkimin e tij, dhe në fund duke i premtuar mbajtjen në detyrë nëse zbatonte rregullat e imponuara.

Përveç kësaj, qeveria ushtroi presion mbi mediat, shoqërinë civile dhe çdo zë kritik, duke e kthyer shtetin në një mjet partiak për të amnistuar fajtorët.

Pas tragjedisë, në vend të një përgjigjeje institucionale, po shohim një drejtësi selektive – një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë tek të tjerët, pa hetuar ata që vërtet ishin përgjegjës për parandalimin.

Dy javë pas tragjedisë, Kuvendi nuk pati guximin as të organizojë një seancë përkujtimore, sepse kontrolli partiak mbi institucionet është më i fortë se përgjegjësia morale dhe shoqërore.

Prandaj, i bëjmë thirrje deputetëve të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre, të mendojnë për familjet e viktimave, për besimin në sistem dhe të nënshkruajnë kërkesën e Frontit Evropian për formimin e një komisioni anketues në Kuvend.

Drejtësia selektive do të jetë burim i një mosbesimi të madh dhe i një deformimi të sistemit në të ardhmen.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj së vërtetës, transparencës dhe drejtësisë – dhe nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të mbyllet pa një hetim të plotë me vëzhgim ndërkombëtar.





No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim
    6 Apr, 2025
  • Lideri pa karizëm si një hu gardhi
    6 Apr, 2025
  • Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
    5 Apr, 2025
  • BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
    2 Apr, 2025
  • Kina rrethon Tajvanin, bota mban frymën, a do të plasë lufta e “Tretë Botërore”?
    2 Apr, 2025
  • Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët
    11 Mar, 2025
  • Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit
    11 Mar, 2025

  




E
      P
         O
             K
                 A

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



Created with Mozello - the world's easiest to use website builder.

Create your website or online store with Mozello

Quickly, easily, without programming.

Report abuse Learn more