Skip to main content
Fjala
  • Lajme
    • Opinion
    • Bota
  • Contact us

Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit

March 11, 2025 at 4:28 pm, No comments
1000005414.jpg


Shaqir Fetai të vetmën “reformë” që e kreu në BFI është zhdukja e miliona eurove të shpaguara për blerje të vakëfit të ri dhe, i vetmi pehlivanllëk i tij për momentin është angazhimi prej avdalli për ta mohuar kontributin e BDI-së në kthimin e vakëfit dhe letrave në vlerë. Pse?

Nga Rron Grubi

Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në RMV i ka ngelur edhe pak nga prona e nacionalizuar! Denacionalizimi është kryer në masë të madhe: si në prona ashtu edhe në shpagim përmes letrave në vlerë! Është ky një proces kaherë i filluar dhe, në mandatin e fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pothuajse mbaroi! Për pronën u fol me tupana, ndërsa pjesa tjetër e decentralizuar në letra me vlerë u hesht, kurrë nuk u tha asgjë, nuk u kumtua asnjë shifër e përfituar. Kjo për faktin se ato letra u vodhën shumë, një pjesë e shumës iu dha sekserëve që po ndërhynin për t’u shpaguar prona, ndërsa pjesa tjetër duhej të blihej vakëf, pronë tjetër! Pra, ky është edhe parimi islam, ky është edhe interpretimi kushtetues i BFI-së për sa i përket shpagimit të vakëfit: nëse prona e vakëfit paraqet interes shtetëror, atëherë ajo mund të shpaguhet sipas çmimit real të tregut dhe, me ato para të blihet vakëf tjetër!

Çka ka bërë Shaqir Fetai me këto para, me këtë vakëf! Pse nuk e përmend asnjëherë? Pse, për llogari të hajnave të BFI-së, ia mohon kontributin jetik që e ka dhënë BDI përgjatë këtij procesi?! Asnjëherë nuk u tha se, falë ministrave shqiptarë të BDI-së Institucioni i BFI-së fitoi kaq miliona euro, me të cilat u blenë kaq prona të reja që shtojnë pasurinë e vakëfit të BFI-së?

Ku shkuan këto para, shifra e të cilave kap miliona e miliona euro? Këto ditë, në një intervistë televizive (në Klan Maqedoni), Shaqir Fetai, duke u përpjekur ta paraqesë rrejshëm veten si shumë të dashur për opinionin e vendit, e nëpërkëmbi tërë atë angazhim e kontribut të BDI-së! Tha, kur e mora BFI-në, fill pas korona-virusit, të gjithë ishim të bindur se BFI-ja, e privuar nga kryerja e shërbimeve fetare, do të falimentonte, sepse buxheti i kishte ardhur në zero! Por, gjithnjë sipas Shaqir Fetait, ja që nuk ndodhi ashtu, sepse popullata myslimane ishte gëzuar me reformat që u bënë në BFI, do me thënë, ishte stërkënaqur me instalimin e Shaqir Fetait dhe, ja, vuuuu paratë! Myslimanët e vendit me të madhe i paguan taksat fetare, kontributet vullnetare! U mblodhën shumë para, u rrit buxheti dhe, jo vetëm që BFI shpëtoi por edhe i rriti rrogat!

Kujt i tregon përalla Shaqir Fetai? Prej myslimanëve të Maqedonisë së Veriut më shumë derdhen para (fitër e zeqate) në xhiro-llogarinë e Elvis Naçes, Arbër Hajdarit dhe Halil Kastratit se sa në xhiro-llogarinë e BFI-së, aq më tepër në këtë periudhë kur raportet në mes të organeve dhe rijasetit janë copë-copë! Qendrat islame-shqiptare në diasporë, të cilat “na i paska themeluar” Shaqir Fetai, më tepër ndalin për vete nga kontributet e diasporës se sa që dërgojnë para për “Medresenë” në Maqedoninë e Veriut! Ndërsa, nga sivjet, meqë Shaqir Fetai e çregjistroi Medresenë Tradicionale, kontributet e myslimanëve të vendit do të jenë në kuotat minimale!

Ja pra ku shkuan letrat me vlerë të vakëfit që nuk u denacionalizua por që u pagua nga shteti! U rritën rrogat për marionetat e Shaqir Fetait, u shtuan shpenzimet për qejfet prej manjaku të Shaqir Fetait, u shtuan paralelet e Medresesë, të cilat çdo vit regjistronin rënie drastike të medresantëve të rinj ndërsa Shaqir Fetai e shtonte numrin e profesorëve. Kështu, pati vit kur u regjistruan vetëm pesë nxënëse për të cilat duhej të ligjëronin dhjetë-pesëmbëdhjetë profesorë si dhe të angazhoheshin dhjetra personel administrativ e teknik.

Kjo është e vërteta e “ndërgjegjësimit të myslimanëve” të cilët i qenkan gëzuar shumë fort ardhjes së Shaqir Fetait sa masovikisht paskan paguar fitra, zeqat e kontribute të tjera! Për kë qenkan gëzuar? Për hajnin e letrave në vlerë, për atë që e dëmtoi deri në palc vakëfin e BFI-së?

Pra, Shaqir Fetai të vetmën “reformë” që e kreu në BFI është zhdukja e miliona eurove të shpaguara për blerje të vakëfit të ri dhe, i vetmi pehlivanllëk i tij për momentin është angazhimi prej avdalli për ta mohuar kontributin e BDI-së në kthimin e vakëfit dhe letrave në vlerë, me qëllim që të humbasin gjurmët e këtyre letrave me vlerë. Sepse, nëse e lavdëron subjektin kyç atëherë duhet të tregojë se sa peshon ai lavdërim, sa para u kthyen, ku mbetën, çka u bë me ato para, sa u paguan sekserët, sa ministrat shqiptarë, dhe sa u vodhën nga Shaqir Fetai dhe feudët e tij? Një ditë ky i mjerë do të cicërrojë si zogzë dhe do të tregojë hollësisht se si e kreu këtë operacion të hajnisë galopante! Me qëllim që myslimanët mos të kërkojnë transparencën e këtyre letrave, lavdërohen nga Shaqir Fetai si shpëtimtarë të BFI-së që në momentin kur “erdhi” ai në krye të BFI-së!

Ky po që është edhe mosmirënjohës edhe hajn!  









No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim
    6 Apr, 2025
  • Lideri pa karizëm si një hu gardhi
    6 Apr, 2025
  • Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
    5 Apr, 2025
  • BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
    2 Apr, 2025
  • Kina rrethon Tajvanin, bota mban frymën, a do të plasë lufta e “Tretë Botërore”?
    2 Apr, 2025
  • Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët
    11 Mar, 2025
  • Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit
    11 Mar, 2025

  




E
      P
         O
             K
                 A

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



Created with Mozello - the world's easiest to use website builder.

Create your website or online store with Mozello

Quickly, easily, without programming.

Report abuse Learn more