Skip to main content
Fjala
  • Lajme
    • Opinion
    • Bota
  • Contact us

Dauti: Nuk e thërras komisionin për “branitellat”, kërkesa në maqedonisht është e pavlefshme

September 26, 2024 at 2:10 pm, No comments
ILire-Dauti.jpg

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, zbuloi për Alsat se deri tek ajo ka mbërritur nisma e 1/3 së përbërjes së Komisionit për Punë sociale, të cilën e udhëheq ajo, me kërkesë që të thërrasë seancë për “branitellat”. Dauti tha se nuk lëkundet nga qëndrimi i saj, pra nuk do ta vendos në rend dite këtë pikë, për aq kohë sa në këtë ligj nuk përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së. Pavarësisht thirrjes së VMRO-së për shkarkimin e saj ose interpelancë, Dauti nuk mendon se kolegët e saj do të denjonin ta bënin një gjë të tillë.

“Qëndrimi jonë është shumë i qartë. Ligje të tilla nuk mund të trajtohen në komisione i cili është i formuar për çështje tjera, për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në rend të parë në mënyrë të barabartë. Prandaj mbetem në qëndrimin tim, as ma lëkundin aspak, fletushkat e këtilla siç edhe dje kanë dërguar një dokument deputetët e VMRO-së, që janë bërë një e treta e anëtarëve të Komisionit dhe kanë adresuar tek unë, kërkesën për ta thirrur komisionin me këtë pikë të rendit të ditës. Ashtu siç e bëri edhe para disa kohësh edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili kërkoi nga unë që ta thirr komisionin”, tha Ilire Dauti, deputete e Frontit Europian.

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim
    6 Apr, 2025
  • Lideri pa karizëm si një hu gardhi
    6 Apr, 2025
  • Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
    5 Apr, 2025
  • BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
    2 Apr, 2025
  • Kina rrethon Tajvanin, bota mban frymën, a do të plasë lufta e “Tretë Botërore”?
    2 Apr, 2025
  • Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët
    11 Mar, 2025
  • Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit
    11 Mar, 2025

  




E
      P
         O
             K
                 A

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



Created with Mozello - the world's easiest to use website builder.

Create your website or online store with Mozello

Quickly, easily, without programming.

Report abuse Learn more