Skip to main content
Fjala
  • Lajme
    • Opinion
    • Bota
  • Contact us

ASH: Patriotizmi i rrejshëm nuk zgjati as dy orë, vLEN u bënë “haxhi pishman” dhe u kthyen në sallë

September 11, 2024 at 6:10 pm, No comments
ASH-Ziadin-Sela-720x430.jpeg
“Tentimi i vLEN për të shitur patriotizëm të rejshëm dhe për të manipuluar me gjoja braktisje të sallës së Kuvendit nuk zgjati as dy orë. Duke e ditur që VMRO dhe ZNAM kanë shumicë të mjaftueshme, deputetët e koalicionit jolegjitim fillimisht lëshuan sallën e Kuvendit duke inskenuar revoltë ndaj Ligjit për branitella.
Por, kur sallën e lëshuan edhe deputetët e opozitës dhe shumica ngeli pa kuorum, dikush urdhëroi dhe deputetët e vLEN me në krye Afrim Gashin, u rikthyen në sallë dhe siguruan kuorumin.
Ky gjest i tyre dëshmoi se ata nuk janë të aftë jo vetëm të bllokojnë, por as edhe të protestojnë dhe bojkotojnë. Grupi parlamentar i vLEN i detyrohet opinionit të tregojnë se kush i urdhëroi të rikthen në sallë, kush e me çfarë i kushtëzoi?
Me këtë veprim ranë maskat e “haxhi pishmanëve”, dështoi edhe skenari për tu fshehur pas bojkotit të Kuvendit, si dhe gëlltitën të gjitha ato fjalime pompoze i thanë nga foltorja.
Për fund, ju sugjerojmë që të mos bëni aventura me braktisje të Kuvendit që nuk ju zgjasin as dy orë, por reflektoni dhe braktisni Qeverinë ku duket qartë se jeni vetëm peng dhe servilë” thuhet në kumtesën e ASH-së së Ziadin Selës./TS/




No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim
    6 Apr, 2025
  • Lideri pa karizëm si një hu gardhi
    6 Apr, 2025
  • Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
    5 Apr, 2025
  • BDI: Kush ka frikë nga një komision anketues në Kuvend me vëzhgim ndërkombëtar?
    2 Apr, 2025
  • Kina rrethon Tajvanin, bota mban frymën, a do të plasë lufta e “Tretë Botërore”?
    2 Apr, 2025
  • Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët
    11 Mar, 2025
  • Pse mohohet kontributi i BDI-së në kthimin e vakëfit
    11 Mar, 2025

  




E
      P
         O
             K
                 A

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



Created with Mozello - the world's easiest to use website builder.

Create your website or online store with Mozello

Quickly, easily, without programming.

Report abuse Learn more