Skandali në Kishën e Toplicës, Shabani: Akti i djeshëm ësht akt terrorist i një grupi kriminal
September 11, 2024 at 6:10 pm,
No comments

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për incidentin e djeshëm në fshatin Gallatë tha se institucionet komunale nuk kanë qenë të njoftuar për punime në kishë dhe se bëhet fjalë për një grup kriminal.
“Sot kishim takim me përfaqësuesit e kishës që është përgjegjës për Tetovë dhe Gostivar dhe fshatarët e fshatit Gallatë. Ata demantojnë dhe distancohen nga akti i cili ka ndodhur dje. Ne si institucion komunal nuk kemi qenë të njoftuar, as nga institucionet as nga ndonjë grup i caktuar, por jemi njoftuar nga inspektorët i autorizuar se bisedohet për uzurpim dhe demolim të objektit”, tha Shabani.
Ai tha se në atë vend janë ndaluar të gjitha punimet.